Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija e ndihmoi me një gol dhe një asistim Paderbornin ta fitoj ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë.
Paderborni fitoi 7:0 ndaj Cottbusit të dielën. Muslija shënoi golin e pestë në minutën e 64-t, ndërsa asistoi për golin dytë të realizuar nga Valon Musliu në minutën e 11-të.
Sulmuesi i krahut Muslija luajti deri në minutën e 64-t, ndërsa mbrojtësi Musliu deri në fund të takimit.