Mesfushori defensiv, Yunus Musah, pritet të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit për sezonin e ri. “Fichajes” ka raportuar të martën se Liverpooli është favorit për transferimin e 20-vjeçarit, i cili është pjesë e skuadrës së Valencias.
Mësohet se Liverpooli ka kohë që është në negociata me ekipin spanjoll dhe për transferimin e mesfushorit amerikan ka ofruar 30 milionë euro.
Musah prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Valencias dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Musah këtë sezon ka dy asistime në 21 paraqitje për ekipin spanjoll në të gjitha garat, ndërsa tek Liverpooli po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën. Ai ka edhe 23 ndeshje të luajtura për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.