Sport

Murillo prezantohet te Barça

Barcelona ka prezantuar mbrojtësin Jeison Murillo që është transferimi i parë i afatit kalimtar të janarit.

Kolumbiani është zyrtarizuar muaj më parë ndërsa sot është prezantuar me fanellën e Barçës që e transferoi si përforcim pas mungesave në mbrojtje.

Kampioni aktual e ka huazuar Murillon nga Valencia, por në fund të këtij sezoni ka të drejtë blerjen për 25 milionë euro.

Murillo do të bartë fanellën me numrin 17 që më herët e kanë bartur Gaizka Mendieta, Mark Van Bommel dhe Pedro.