Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona me ofertë për Jorginhon

Mesfushori Jorginho mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. “Mundo Deportivo” të enjten ka bërë të ditur se Barcelona tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e reprezentuesit të Italisë.

Barça i ka ofruar Arsenalit rreth 10 milionë euro për Jorginhon, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet deri në fund të këtij viti, pasi Jorginho është i gatshëm të largohet nga Arsenali.

31-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra londineze dhe gjasat janë të mëdha të transferohet në Spanjë. Ai ka vetëm 8 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Chelsean, Napolin e Veronën.

Artikuj të ngjashëm