Skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e Jorginhos, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të enjten. Për transferimin e mesfushorit të Italisë, Barcelona po e sfidon Juventusin, ekip që gjithashtu është i interesuar për transferimin e tij.
Jorginho pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit dhe ekipi anglez është i gatshëm ta lërë të lirë për 10 milionë euro.
31-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta, ndërsa me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Këtë edicion Jorginho ka vetëm 32 minuta lojë në të gjitha garat për Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij viti nga Chelsea.