Mesfushori Jorginho, përfundimisht, do të rikthehet në kampionatin italian pasi do të largohet nga skuadra e Arsenalit. “Sky Sports” shkruan se Arsenali ka marrë vendim për ta nxjerr Jorginhon në shitje në afatin kalimtar të janarit, duke pasur parasysh se kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.
Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe klubi anglez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
31-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 18-të minuta në kampionatin anglez dhe është i gatshëm të largohet nga Arsenali, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij viti.
Para Arsenalit, Jorginho ka luajtur edhe te Chelsea, Napoli e Verona. Në Itali, thuhet se gjasat janë të mëdha që Jorginho t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.