Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona prezanton Kounden

Jules Kounde

Barcelona ka prezantuar Jules Kounden. Mbrojtësi qendror është transferuar te Barcelona për 45 milionë euro nga Sevilla.

Mbrojtësi francez gjatë prezantimit në “Camp Nou” është shoqëruar nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Reprezentuesi i Francës me klubin spanjoll ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027. 23-vjeçari ka thënë se e ka bindur projekti i Barcelonës.

“Kisha një opsion tjetër, por prita që Barcelona të arrinte marrëveshje me Sevillan. Është një klub me një projekt ambicioz dhe më pëlqen La Liga. Dëshira ime ishte të qëndroja në Spanjë”, ka thënë Kounde gjatë prezantimit me fanellën e Barcelonës. Interesim për francezin kishte shprehur edhe Chelsea.