Mbrojtësi i krahut të majtë, Aihen Munoz do të mbetet edhe për një periudhë të gjatë pjesë e Real Sociedadit. Klubi spanjoll ka njoftuar të premten se Munoz ka firmosur kontratë të re katërvjeçare për t’i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.
Me kontratën e re, Munoz do të jetë pjesë e Sociedadit deri në verën e vitit 2027.
Ai është produkt i akademisë së klubit bask, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2019. Munoz këtë edicion ka regjistruar 14 paraqitje për Sociedadin në të gjitha garat, ku e ka edhe 1 asistim.