Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva mbetet te Sociedadi

Mesfushori David Silva do të jetë pjesë e Real Sociedadit edhe për sezonin e ardhshëm. 37-vjeçari ka rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin nga La Liga.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte këtë verë, Silva do të mbetet te Sociedadi deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mësohet se Silva ka refuzuar ofertat e disa klubeve të tjera për t’i qëndruar besnik Sociedadit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 pas largimit nga Manchester City.

Silva ka thënë se ndihet i lumtur te Sociedadi dhe shpreson ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave.

Këtë edicion, ai ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm