Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oyarzabal firmos kontratë të re me Sociedadin

Sulmuesi i krahut, Mikel Oyarzabal nuk do të largohet nga Real Sociedadi edhe për një periudhë shumë të gjatë. Ai të mërkurën ka firmosur kontratë të re me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2028.

25-vjeçari është shprehur tejet i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Sociedadin, ekip për të cilin debutoi në vitin 2016.

“Jam shumë i gëzuar që do të vazhdoj të jem pjesë e klubit ku edhe e nisa karrierën. Falënderoj drejtuesit që kanë besim në mua dhe besoj se së bashku do të arrijmë synimet që kemi”, ka thënë Oyarzabal.

Ai së fundmi është kthyer nga lëndimi i gjurit dhe në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka 1 gol dhe 1 asistim.