Real Madridi ka shprehur interesim për kapitenin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal ka njoftuar “Marca” të hënën.
Bëhet e ditur se sulmuesi i krahut po pëlqehet nga Real Madridi, ekip që po përgatit ofertën për shërbimet e tij.
Reali po synon transferimin e 26-vjeçarit në fund të këtij edicioni, dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Oyarzabal në janar të vitit 2016 ka debutuar me ekipin e parë të Sociedadit dhe është njëri prej lojtarëve kyç të ekipit bask.
Në 11 ndeshje të luajtura deri më tani këtë edicion, ai ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asistim. Oyarzabal ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2028, ndërsa ka edhe 24 paraqitje e 6 gola të shënuar për Spanjën.