Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi shumë i lumtur pas fitores së vështirë

Gjilani fitoi me shumë vështirësi në udhëtim te Ulpiana sipas trajnerit të gjilanasve, Ismet Munishi. Megjithatë, pikët e plota kanë rëndësi më së shumti në këtë pikë të sezonit.

“Forma e futbollistëve u përmirësua në pjesën e dytë. Ishte përsëritje e ndeshjes që u zhvillua në Gjilan. Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm. Ne e mbuluam sulmuesin kryesor të tyre, një lojtar i mençur. Ulpiana ka edhe lojtarë shumë të shpejtë në krah. Pas rezultatit 1:0, ka mundur ta dyfishojë rezultatin pasi i kishte rastet e veta, por fati i përcjellë trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar Munishi pas ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo