Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulaj afron Lausanne-Ouchyn me Superligën e Zvicrës

Skuadra Lausanne-Ouchy është pranë inkuadrimit në Superligën e Zvicrës në futboll. Lausanne-Ouchy të shtunën mbrëma fitoi ndeshjen e parë të plejautit ndaj Sionit. Sioni ishte vendas, ndërsa Lausanne-Ouchy fitoi 2:0.

Liridon Mulaj shënoi golin e parë për Lausanne-Ouchy në minutën e 26-të.

Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Liridon Mulaj e Alban Ajdini startuan te Lausanne-Ouchy.

Sioni ishte i fundit në Superligë, ndërsa Lausanne-Ouchy ishte i treti në kategorinë e dytë. Ndeshja e dytë luhet më 6 qershor në Lausanne.

Artikuj të ngjashëm