Liridon Mulaj ka shënuar gol në Superligën e Zvicrës, por jo të mjaftueshëm për të shmangur disfatën e Stade Lausanne Ouchy.
Lausanne Ouchy të dielën pësoi 5:2 në udhëtim nga Grasshopperi. Ndeshja i ka takuar xhiros së 14-të të elitës helvetike.
Mbrojtësi Florian Hoxha asistoi në golin e dytë të Grasshopperit. Pos Hoxhës te Grasshopperi startoi edhe Amir Abrashi.
Mulaj e Lavdrim Hajrullahu startuan te Lausanne Ouchy. Hajrullahu është kapiten i kësaj skuadre, ndërsa Abrashi i Grasshopperit.
Mulaj e shënoi golin për 5:2 në minutën e 75-të të takimit. Ai ka tri gola në dy ndeshjet e fundit.
Grasshoipperi është i dhjeti me 14 pikë. Dhjet pikë i ka Lausanne Ouchy.