Liridon Mulaj ka shënuar dy gola, ndërsa Alban Ajdini një. Dhe skuadra e tyre, Lausanne-Ouchy ka siguruar për herë të parë garimin në Superligën e Zvicrës në futboll.
Lausanne-Ouchy kishte përfunduar në pozitën e tretë në kategorinë e dytë të Zvicrës. Në plejaut u përball me Sionin e vendit të fundit në Superligë. Ndeshjen e parë, Lausanne-Ouchy e fitoi me rezultat 2:0 Fitoren e konfirmoi të martën mbrëma me triumfin tjetër. Para tifozëve të tij, Lausanne-Ouchy fitoi 4:2 ndaj Sionit.
Mulaj shënoi që në minutën e gjashtë. Ajdini shënoi golin e dytë në minutën e 34-t. Asistues ishte Mërgim Qarri. Ndërkohë Mulaj shënoi gol për 4:2 në minutën e 89-të. Mulaj, Ajdini e Qarri kanë konfirmuar formën e lartë që e kishin gjatë gjithë edicionit. Kapiten i Lausanne-Ouchy është mbrojtësi i qendrës, Lavdrim Hajrullahu.
Superliga e Zvicrës prej edicionit të ardhshëm rritet në 12 skuadra. Dh po ashtu është rritur për të paktën katër futbollistë cilësorë shqiptarë.
Liridon Mulaj pulled the plug. Lausanne-Ouchy is now in the Super League.. FC Stade Lausanne-Ouchy 4-2 FC Sion #SLOSIOpic.twitter.com/7eGVeuv5Ly
— FootColic ⚽️ (@FootColic) June 6, 2023