Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulaj e Ajdini shënojnë gola, skuadra e tyre drejt Superligës

Liridon Mulaj shënoi në minutën e gjashtë e Alban Ajdini në minutën e 34-t. Për Ajdinin asistoi Mërgim Qarri. Kështu shqiptarët e afrojnë edhe më shumë skuadrën Lausanne-Ouchy me Superligën e Zvicrës.

Pasi fitoi 2:0 në ndeshjen e parë të plejautit, Lausanne-Ouchy po barazon 2:2 me Sionin pas pjesës së parë në ndeshjen e dytë.

Kapiteni Lavdrim Hajrullahu po paraqitet në qendër të mbrojtjes.