Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mulaj e Krasniqi shënojnë në Superligën e Zvicrës

Liridon Mulaj shënoi dy gola për Lausanne Ouchyn të dielën mbrëma në xhiron e 13-të të Superligës së Zvicrës.

Ai realizoi me asistimet e Mërgim Qarrit dhe Alban Ajdinit.

Megjithatë, ato nuk ishin të mjaftueshme që skuadra e tij ta shmangë disfatën, pasi në shtëpi u mposht 5:2 nga St. Galleni.

Te mysafirët u dalluan Bastian Toma dhe Albin Krasniqi.

Toma asistoi në golin për 2:2.

Për 4:2 autogol shënoi Lavdrim Hajrullahu, kurse Toma asistoi edhe për Krasniqin që shënoi në minutën e 85-të për rezultatin 5:2.

Në këtë ndeshje te vendësit luajti edhe Alban Jadini, kurse Valon Hamdiu ishte në bankën rezervë.

Te mysafirët ndeshjen e kompletoi Albert Vallçi, ndërsa minuta pati edhe për Betim Fazlijin.

Lausanne Ouchy mbetet me 10 pikë në 12 ndeshje. St. Galleni ka 24 pikë në 13 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm