Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja me Antwerpin fitojnë ndeshjen e parë

Sulmuesi kosovar Arbnor Muja ka luajtur nga minuta e 71-të për Antwerpin që fitoi në shtëpi ndaj AEK-ut të Athinës me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje e plejofit të Ligës së Kampionëve u zhvillua të martën mbrëma. Fituesin e takimit e vendosi goli i realizuar në minutë ne 16-të nga Vincent Janssen.

Antwerpi ruajti epërsinë e krijuar deri në fund, ndonëse nga minuta e 51-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Jelle Bataille u përjashtua me karton të kuq. Ndeshja e kthimit luhet më 30 gusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Antwerpi nuk ka luajtur asnjëherë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Në edicionin 2020/2021 dhe 2021/2022 është paraqitur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Në edicionin 2020/2021 u eliminua në raundin e parë të fazës nokaut.