Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja i bashkohet Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me përforcime për edicionin 2022/23. Prishtina të premten e ka prezantuar mesfushorin Ardian Muja, i cili me ekipin bardhekaltër ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Muja i është bashkuar Prishtinës nga Trepça ’89, ku ishte kapiten i skuadrës nga Mitrovica. Në edicionin e fundit, Muja ka shënuar 6 gola dhe ka bërë dy asistime në Superligën e Kosovës në futboll.

Në prononcimin e tij, Muja ka pranuar se nuk e ka pasur aspak të vështirë për ta pranuar ofertën e Prishtinës. Po ashtu, ai ka shtuar se do të jap gjithçka nga vetja për ta ndihmuar ekipin e ri në arritjen e objektivave.