Sulmuesi Arbnor Muçolli që së fundmi është ftuar te Shqipëria për dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit, ka qenë vendimtar me asistim në fitoren e Goteborgut.
Goteborgu të dielën në elitën e futbollit të Suedisë, fitoi 2:1 në udhëtim te Varbergu, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmet Lushaku asistoi për 1:0 për vendësit në minutën e 64-t, ndërsa Muçolli asistoi në golin e fitores, në minutën e pestë të kohës shtesë.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 30-të të elitës suedeze.
Muçolli ka gjashtë gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual, kurse Lushaku ka pesë asistime.
Edhe Dion Krasniqi e kompletoi ndeshjen te vendësit, njësoj si Lushaku e Muçolli.
Astrit Selmani te mysafirët u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.
Goteborgu ka 34 pikë në 30 ndeshje dhe zë vendin e 13-të.
Varbergu i fundit ka 15 pikë.