Arbnor Muçolli e ka shënuar golin e fitores për Goteborgun të shtunën, që mposhti në shtëpi Brommapojkarnan me rezultatin 1:0.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 23-të të elitës së futbollit të Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuçolli realizoi në minutën e 62-të nga penalltia, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë. Për të ishte goli i pestë i shënuar, ndërsa ka edhe dy asistime.
Astrit Selmani debutoi te Goteborgu dhe luajti deri në minutën e 86-të.
Leonard Zuta te mysafirët luajti nga minuta e 79-të.
Të dyja këto skuadra kanë nga 26 pikë pas 23 ndeshjeve.