Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 gusht 2018, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së, transmeton Koha.net.
Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse.
Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.
-
Basketbollistët e rinj bënë bujë për arsye politike, por jo edhe me rezultate
-
Federata boshnjake e Basketbollit i kërkon falje Kosovës për pengesat që patën me viza, kritikon shtetin
-
Shoqata Boshnjako-Amerikane do shkarkimin e ministrit Crnadka, që vonoi vizat për basketbollistët nga Kosova
-
Federata njofton se basketbollistët U16 nisen sonte për Bosnjë, për viza u angazhua ambasada e SHBA-së
-
Bosnja lejon të lëshohen vizat për ekipin kombëtar të Kosovës