Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Liverpooli kërkon ta blejë titullin

Trajneri karizmatik i Manchester United, portugezi Jose Mourinho, e ka thumbuar skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, Liverpoolin, duke thënë se “Të kuqtë” po mundohen ta blejnë titullin.

Liverpooli harxhoi 177 milionë funte për të sjellë futbollistë të ri dhe gjatë verës u transferuan Naby Keita, Xherdan Shaqiri, Fabinho dhe Alissoni për ta përforcuar 11-shen e parë, transmeton KTV. 

Në fakt, lufta mediatike ndërmjet teknikëve të të dyja ekipeve, kishte nisur në vitin 2016, kur Klopp kishte thënë se nuk do të shpenzonte si Unitedi, pasi në atë kohë e solli në ekip rekordmenin botëror të asaj kohe, Paul Pogban.

“Mendoj se Liverpooli është duke tentuar ta blejë titullin, por kur them të blejë, mendoj me të vërtetë që të blejë dhe të bëj investim të jashtëzakonshëm. Chelsea ka skuadër fantastike, njësoj si City”, ka deklaruar portugezi Mourinho.