Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi nuk mërzitet për presionin e shpenzimit të 170 milionë funteve

Jurgen Kloppi ka thënë se nuk mërzitet për presionin në rritje pasi shpenzoi gati 170 milionë funte në transferimin e lojtarëve të rinj.

“Të kuqtë” kanë transferuar portierin Alisson dhe mesfushorët Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqirin, me synimin që të sfidojnë për titull në sezonin e ri.

“Nuk kemi blerë ekip derisa të tjerët kanë shitur ekipet e tyre, nuk shkon kështu. Nuk kemi mënyrë të lehtë që të sfidojmë për titull, do të jetë e vështirë”, ka thënë Klopp.

“Ata [Manchester City], janë ende aty, por ne e kemi përmirësuar pozitën tonë. Çfarë do të thotë për ligën do të shohim”, ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpooli për një vjet ka shpenzuar gati 250 milionë funte në transferimin e Alissonit për 70 milionë euro nga Roma dhe mbrojtësin Virgil van Dijk nga Southamptoni për 80 milionë euro.

Keita erdhi për 55 milionë euro ndërsa Fabinho kushtoi 45 milionë euro. Shaqiri kompletoi transferimin për 15 milionë euro.

Edhe Liverpooli mbyll kuletën, Kloppi s’dëshiron të shpenzojë në verë Sport Liverpooli mbyll kuletën, Kloppi s’dëshiron të shpenzojë në verë

“Ka presion vetëm nga jashtë. Kjo nuk është shumë e rëndësishme. Çfarë keni thënë për mua gjatë tre muajve nuk ma ndryshoi jetën. Është qëndrim i njëjtë me pronarët. Jemi krejt në rregull. Nuk do të thotë se të tjerët janë në gjumë”, ka theksuar gjermani.

“Po rritet presioni nga jashtë. Nuk mërzitem për këtë. Dua që ne të luajmë futboll të mirë dhe t’i bëjmë fansat e lumtur. Kjo është e tëra. Nuk mërzitem se çfarë thonë njerëzit”.