Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencë për shtyp ka thënë se nuk i intereson për kritikat që i bëjnë rreth shpenzimeve të mëdha në lojtarë.
Pasi Unitedi kishte transferuar Paul Pogban nga Juventusi më 2016 për më shumë se 100 milionë euro, Klopp e kishte kritikuar rivalin e përbetuar, ndërsa kishte thënë se do ta linte futbollin nëse këto shifra bëhen të zakonshme.
Megjithatë ditë më parë skuadra e tij u përforcua me portierin e Romës, Alisson Becker për çmim rekord prej 75 milionë euro, raporton BBC.
“Nuk brengosemi se çka mendon bota rreth nesh. Ashtu si Unitedit që nuk i interesoi se çfarë kam thënë unë. Është thjesht një mendim në atë moment. A e kam ndryshuar mendimin? Po, kjo është e vërtetë, por më mirë është të ndryshosh mendimin se të mos mendosh kurrë. Nuk mund ta imagjinoja se bota mund të ndryshonte kaq shumë për dy vjet e gjysmë”, është shprehur Klopp.
Ai ka thënë se është i lumtur tani për lojtarët që ka.