Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Po ta dija sa i mirë është, do të paguaja dyfish për Alissonin

Jurgen Kloppi ka lavdëruar portierin Alisson Becker duke thënë se do të paguante dyfish për të sjellë brazilianin në Anfield.

Alissoni i kushtoi Liverpoolit rreth 75 milionë euro për transferim nga Roma, por deri më tani ka treguar aftësitë e tij, sidomos të martën mbrëma kur priti gjuajtjen e Arkadiusz Milikut në minutat e fundit të takimit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po ta dija se sa i mirë është – do të paguaja dyfish. Çfarë ndeshje. Nuk jam i sigurt nëse do të kishte menaxher më të lumtur sesa unë”, ka thënë Klopp.