Liverpooli i Jurgen Kloppit ka karakteristika të ngjashme si kombëtarja e Brazilit, sipas portierit Alisson Becker.
25 vjeçari është shprehur i lumtur për transferimin te Liverpooli në këtë afat kalimtar, e thotë se trajtimi në klubin e ri është si në familje, transmeton Koha.net.
“Jam përshtatur perfekt në ekip, dhe në stilin e lojës. Liverpoolit i pëlqen që edhe portieri të kontribuojë në fazën ofanzive, duke i dhënë formë lojës nga prapa. Më jep shumë besim që të luaj me këmbë, ka karakteristika të ngjashme si Brazili. Te Roma stili ishte paksa më ndryshe nga ajo se si po luajmë te Liverpooli”, është shprehur Alisson.