Liverpooli po e mendon t’i hapë bisedimet me portierin Alisson Becker kur ai të kthehet në klub.
Portieri është në detyrë me Brazilin në Kupën e Amerikës, dhe është njëri prej futbollistëve me të cilët klubi dëshiron të negociojë.
28-vjeçari Alisson iu bashkua “të kuqve” nga Roma me kontratë gjashtëvjeçare në vitin 2018-të për 66.8 milionë funte.
Ky çmim e bëri atë portierin më të shtrenjtë, dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Leaguen me Liverpoolin.
Alissoni shënoi gol vendimtar kundër WBA-së në muajin maj dhe e fitoi çmimin e golit më të mirë të sezonit te klubi i Liverpoolit.
U bë portieri i gjashtë që shënon gol në Premier League, dhe i pari që realizoi me kokë.