Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kërkon shpenzime për përforcim të Unitedit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar se klubi duhet të shpenzojë më shumë para nëse duan të mbesin në garë për titullin e Premier Ligës.

Unitedi për katër ditë arriti dy barazime, këtë të fundit 2 me 2 ndaj Burnleyt të martën mbrëma dhe të shtunën ndaj Leicester Cityt 2 me 2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mourinho deri më tani ka shpenzuar 300 milionë funte në transferime, por ka pohuar se City ka më shumë avantazh në treg.

“Tjetër gjë është të jesh klub i madh dhe tjetër gjë është të jesh klub i madh futbolli. Dallojnë këto dy gjëra”, ka thënë Mourinho.

“Jemi në vitin e dytë që tentojmë të rindërtojmë një ekip futbolli që nuk është njëri prej më të mirëve në botë. Manchester City bleu mbrojtës krahu me çmimin e sulmuesve. Kur flisni për klubet e mëdha të futbollit, ju flisni për historinë e atij klubi”, ka shtuar.

Kur iu bë e qartë nga gazetarët se Unitedi ka shpenzuar 286 milionë funte gjatë menaxhimit të tij, portugezi ka shtuar: “Në rregull, por nuk është e mjaftueshme. Çmimi për klubet e mëdha është ndryshe prej klubeve tjera. Klubet me histori dënohen nga tregu për shkak të kësaj historie”.