Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, për të rivalizuar Luke Shaw.
Klubi anglez dëshiron transferimin e një mbrojtësi që do të shërbente si mbulesë për Shaw, që tashmë është bërë i rregullt në formacionin e portugezit.
Shaw nënshkroi kontratën pesëvjeçare, duke siguruar Unitedin në këtë pozitë për shumë vjet, por gazeta britanike “The Sun”, raporton se “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi që do të rivalizonte Shaw në këtë pozitë.
Jordi Alba ka qenë në radarin e Unitedit këtë verë, por çmimi i tij prej 140 milionëve ka shtyrë anglezët që të mendojnë për tjetër mbrojtës të krahut të majtë.