Manchester United pritet të bëjë përforcime në mbrojtje gjatë janarit.
Jose Mourinho edhe gjatë verës kishte kërkuar ta përforconte repartin e mbrojtjes, që mbetet pika më e dobët e Manchester Unitedit.
Por duket se drejtuesit e klubit me në krye Ed Woodward, janë bindur se në janar është e domosdoshme për të bërë një ndërhyrje për të përforcuar këtë repart.
“The Sun” raporton që dëshira e madhe e Mourinhos është mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld, për të cilin do të bëjë një ofertë gjatë janarit.
Belgu nuk është zgjidhja e parë e trajnerit Mauricio Pocchettino, prandaj edhe vetë lojtari do të pëlqente të transferohej në një ekip ku i garantohet se do të jetë titullar.
Artikuj të ngjashëm