Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi planifikon të transferojë Alderweireldin

Manchester Unitedi planifikon të paguajë 29 milionë euro për të transferuar mbrojtësin belg Toby Alderweireld nga Tottenhami, raporton "The Sun" të mërkurën.

Në të vërtetë 29 milionë euro është shifra që figuron në klauzolën për lirim të Alderweireldit në kontratën e tij te Tottenhami, transmeton Koha Ditore.

Krerët e Manchester Unitedit ende nuk kanë biseduar me ata të Tottenhamit për transferimin, pasi që klauzola mund të bëhet aktive vetëm pas fundit të stinorit, pasi që klubi londinez së fundi ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e mbrojtësit edhe për një vit.

Artikuj të ngjashëm