Qendërmbrojtësi belg Toby Alderweireld sipas të gjitha gjasave do të kthehet te skuadra e Ajaxit pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet britanike kanë raportuar të martën se Alderweireld do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit dhe Ajaxi është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij në verë.
Alderweireld ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023 por këtë edicion nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme pasi deri më tani ka regjisturuar 30 paraqitje në të gjitha garat. Alderweireld është i gatshëm të kthehet te Ajaxi, ekip te i cili debutoi si profesionist ndonëse interesim për të ka shprehur edhe ekipi tjetër nga Holanda, PSV Eindhoveni. Belgu 32-vjeçar ka luajtur për Ajaxin prej vitit 2009 deri në vitin 2013 përpara se të vazhdojë karrierën te Atletico Madridi e Southamptoni. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit 205.