Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henderson transferohet tek Ajaxi

Mesfushori anglez, Jordan Henderson, i është bashkuar skuadrës holandeze, Ajax.

Henderson ka nënshkruar të enjten mbrëma kontratë për dy vjet e gjysmë.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës Al-Ettifaq, por aventura te kjo skuadër zgjati më pak se gjashtë muaj.

33-vjeçari kishte nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, ndërsa fitonte 700 mijë funte në javë pasi u largua nga Liverpooli në muajin korrik. Al-Ettifaq u pajtua me të për shkëputjen e kontratës.