Ajaxi dhe Jordan Hendersoni kanë shkëputur kontratën. Kjo është bërë zyrtare të enjten nga klubi i madh holandez.
Anglezi Henderson kishte kontratë edhe një vit, por bëri kërkesë për ndërprerje të bashkëpunimit. Dhe kërkesa u aprovua nga Ajaxi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga skuadra arabe, Al-Ettifaq. Me skuadrën holandeze i bëri 57 paraqitje.
35-vjeçari luan në mesfushë, ndërsa ka bërë karrierë të gjatë te Liverpooli. Te skuadra e madhe angleze ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2023. Më herët ishte edhe te Sunderlandi dhe Coventry City.
Henderson është reprezentues i Anglisë, ndërsa i ka 84 paraqitje e tri gola.