Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendersoni është shumë afër Ajaxit

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, është shumë afër që t’i bashkohet Ajaxit pasi e prishi kontratën me klubin e Arabisë Saudite, Al-Ettifaq.

Mungojnë vetëm detajet për finalizimin e kontratës së mesfushorit anglez, por ende asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur.

33-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare, që ishte me vlerë prej 700 mijë funte në javë me Al-Ettifaqun, kur e la Liverpoolin në verën e kaluar.

Megjithatë, ai nuk ishte i lumtur dhe ka vendosur të kthehet në Evropë. Në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Henderson ka luajtur vetëm 17 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm