Jordan Henderson pritet të rikthehet në Premier League pas vetëm gjashtë muajve në Arabinë Saudite. “Sky Sports” ka raportuar të mërkurën se mesfushori anglez sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Newcastle United.
Newcastle tashmë ka bërë ofertë për Hendersonin, i cili është pjesë i ekipit Al-Etiffaq. Për transferimin e Hendersonit, Newcastle ka ofruar dhjetë milionë euro, ndërsa edhe 33-vjeçari ka kërkuar largimin nga ekipi saudit.
Ai ka kontratë me ekipin Al-Etiffaq deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka pesë asistime në 15 paraqitje. Henderson para fillimit të këtij edicioni u transferua në Arabinë Saudite, ndërsa në Angli ka luajtur për skuadrën e Liverpoolit.
Artikuj të ngjashëm