Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendersoni prezantohet te Al-Ettifaqi

Mesfushori anglez, Jordan Henderson është larguar nga Liverpooli për t’u transferuar në Arabinë Saudite.

Henderson, të enjten edhe prezantuar te skuadra Al-Ettifaq, ku për trajner do ta ketë legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Henderson ka firmosur kontratë trevjeçare me ekipin e ri, i cili i ka paguar 15 milionë euro për kartonin e tij. 33-vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit prej vitit 2011, duke fituar nëntë trofe, përfshirë titullin e kampionit të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.

Henderson, gjithashtu ka edhe 77 paraqitje dhe 3 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Anglisë. Para Liverpoolit, ai ka luajtur edhe te Sunderlandi e Coventry.

Artikuj të ngjashëm