Steven Gerrard e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjerë dhe do të jetë trajner i skuadrës së elitës së futbollit të Arabisë Saudite, Al-Ettifaq, deri në vitin 2027.
Ish-trajneri i Aston Villas iu bashkua kësaj skuadre me kontratë dyvjeçare në verën e vitit të kaluar. Al-Ettifaq, që përfundoi në vendin e shtatë në edicionin e kaluar, aktualisht zë vendin e tetë në tabelë me 28 pikë prapa liderit, Al-Hilal.
The journey continues with Steven Gerrard until 2027 ✍️??#Ettifaqpic.twitter.com/4Sv9X7ooEO
— Ettifaq Club (@Ettifaq_EN) January 18, 2024
Ky njoftim erdhi menjëherë pasi mesfushori anglez, Jordan Henderson, u zyrtarizua nga Ajaxi holandez.