Steven Gerrard do të vazhdojë punën si trajner i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq, kanë njoftuar të premten mediumet britanike. Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përkrahin trajnerin anglez me gjithë rezultatet e dobëta këtë edicion.
Al-Ettifaq nuk di për fitore në nëntë ndeshjet e fundit dhe aktualisht zë vendin e tetë në tabelë me 25 pikë të mbledhura pas 19 ndeshjeve të luajtura.
Në klub insistojnë se Gerrard është trajneri i duhur dhe kanë premtuar se do të bëjnë transferime në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar ekipin. Gerrard mori drejtimin e ekipit saudit në korrik të këtij viti dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm