Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është emëruar trajner i skuadrës arabe, Al-Ettifaq, është bërë e ditur të hënën.
43-vjeçari Gerrard kishte thënë se është ftuar në Arabi Saudite për të parë potencialin. Gerrard ishte pa punë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa.
Al-Ettifaq ishte i shtati në Pro Ligën e Arabisë Saudite me 16 ekipe. Mbeti 35 pikë prapa kampionit, Al-Ittihad.
Emra të njohur të futbollit kanë kaluar në Arabi Saudite, që po ofron miliona euro për të joshur më të mëdhenjtë.