Al-Ettifaq është i gatshëm që t’i ofrojë Jesse Lingardit kontratë në vitin 2024.
Pas provave të suksesshme me skuadrën e elitës së futbollit të Arabisë Saudite, trajneri Steven Gerrard e ka besimin e plotë se Lingard mund të japë kontributin e tij.
Lajmin se skuadra arabe do t’i ofrojë parakontratë Lingardit e ka bërë të ditur të shtunën njohësi i transferimeve në futbollin ndërkombëtar, Fabrizio Romano.
Ai ka thënë se Lingard zyrtarisht mund të prezantohet në muajin janar, por tani është mesfushori anglez nëse do ta pranojë ofertën apo jo.
Lingard është futbollist i lirë. Së fundmi ishte pjesë e Manchester Unitedit.
Në edicionin e fundit, ai realizoi dy gola dhe pati dy asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.