Mesfushori Jordan Henderson është një hap larg kalimit në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se ish-kapiteni i Liverpoolit pritet që gjatë ditëve në vijim ti bashkohet skuadrës së Juventusit. Në fakt, Henderson i është ofruar Juventusit pasi për shkak të procedurave të taksave e ka të komplikuar rikthimin në Premier League.
Aktualisht, ai është kapiten i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq por që ka kërkuar largimin gjatë këtij muaji.
Henderson te Juventusi pritet të huazohet për gjashtë muaj, me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Ai para fillimit të këtij edicioni u transferua në Arabinë Saudite por aspak nuk është i kënaqur me këtë lëvizje në Lindjen e Mesme dhe po kërkon kthimin në Evropë. 33-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin saudit, për të cilin këtë edicion ka 17 paraqitje dhe katër asistime në kampionat.