Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alderweireld tërhiqet nga Belgjika

Mbrojtësi Toby Alderweireld, i cili ishte pjesë e gjeneratës së artë të Belgjikës, i ka dhënë fund të hënën karrierës ndërkombëtare. 34-vjeçari, i cili është pjesë e Antwerpit dhe ka luajtur tek Ajaxi, Atletico Madridi e Tottenhami, ka debutuar me Përfaqësuesen e Belgjikës në vitin 2009.

Ai mori pjesë në tri kampionate botërore me Belgjikën, e cila suksesin më të madh në këtë turne e arriti në vitin 2018 kur përfundoi e treta.

“Si djalosh kam ëndërruar të luaj për Belgjikën dhe jam krenar që kam realizuar ëndrrën time”, ka thënë Alderweireld.

Ai ka thënë se tani do t’ua kushtojë më shumë kohë familjes dhe karrierës te skuadra e Antwerpit.

Krahas tri botëroreve, Alderweireld ka luajtur edhe në dy kampionate evropiane, ndërsa në total me Belgjikën ka regjistruar 127 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm