Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anderlechti transferon Vertonghenin

Reprezentuesi i Belgjikës, Jan Vertonghen ka forcuar repartin e mbrojtjes të skuadrës së Anderlechtit. Vertonghen është prezantuar të premten tek Anderlechti, ekip me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Ai i është bashkuar Anderlechtit si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me skuadrën e Benficas. 35-vjeçari ka qenë pjesë e Benficas prej vitit 2020, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Tottenhami, Waalwijku e Ajaxi.

Ky sezon do të jetë debutues për Vertonghenin në elitën e futbollit belg, pasi si lojtar është zhvilluar në akademinë e Ajaxit.

“Ky është padyshim hapi i duhur në karrierën time dhe besoj se mund ta ndihmoj ekipin për të pasur suksese”, ka thënë Vertonghen, i cili ka edhe 139 paraqitje me Përfaqësuesen e Belgjikës.