Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kërkon transferimin e Koulibalyt

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron që ta përforcojë skudrën me një qendërmbrojtës.

Portugezi po tenton që të bindë krerët e klubit që ta transferojnë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

“Djajtë e Kuq” dështuan që në afatin kalimtar të verës të transferonin një qendër mbrojtës, diçka të cilën e kishte kërkuar Mourinho.

Koulibaly, që llogaritet njëri nga mbrojtësit më të mirë aktualisht në Serie A, kishte vazhduar kontratën me Napolin në verë dhe me këtë rast i ishte ngritur çmimi.

Artikuj të ngjashëm