Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka pranuar se nuk do të ishte mirë për ekipin e tij që të shkojë në pesë ndeshje me radhë pa fitore.
Portugezi është në presion pas fillimit më të dobët të Unitedit në 29 vjetët e fundit.
“Mund të bëjmë më mirë. Për ta bërë këtë na duhen pikë, të cilat i kemi humbur në dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.
I pyetur nëse edhe një ndeshje pa fitore nuk do të ishte e mjaftueshme për madhësinë e klubit të Unitedit, Mourinho u përgjigj: “Po, e pranoj këtë”.
Artikuj të ngjashëm