Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Bilanci i Tottenhamit në të gjitha garat në gjashtë ndeshjet e fundit është dy barazime e katër humbje.
BBC ka shkruar se kjo është seria më e gjatë negative e Mourinhos gjatë tërë karrierës së tij. Ndeshja e Tottenhamit ndaj Leipzigut ishte e 935-ta në karrierën e Mourinhos si trajner.
Mourinho është prej trajnerëve më të vlerësuar në botën e futbollit.
Tottenhami ka fituar së fundi ndaj Aston Villas më 16 shkurt në kuadër të Premier Leagues. Më pas pësoj 1:0 nga RB Leipzigu në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.
Pasuan humbjet 2:1 nga Chelsea dhe 3:2 nga Wolves, kurse në FA Cup Tottenhami luajti 1:1 e më pas humbi me penallti nga Norwichi. Me Burnleyn skuadra e Mourinhos barazoi 1:1 e të martën pësoi 3:0 nga Leipzigu.
Humbja 4:0 në dy ndeshje është më e thella e Mourinhos në Champions.