Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i frikësohet lëndimit të Pogbas

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dyshon se mesfushori Paul Pogba, pritet të mungojë disa javë shkaku i zgjatjes së muskujve.

Mesfushori francez u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë të fitores 3 me 0 ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, por Mourinho nuk e di saktësisht se sa do të mungojë Pogba.

“Nga përvoja e di se është lëndim i muskujve”, ka thënë Mourinho.

“Nga përvoja ime, lëndimet e muskujve mund të zgjasin disa javë, mendoj”, ka shtuar ai.