Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Pogba do të mungojë gjatë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka njoftuar se Paul Pogba do të mungojë për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit të muskujve.

Francezi u lëndua në fitoren 3 me 0 ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, ndërsa raportohet se mesfushori duhet të operohet për shkak të këtij lëndimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Paul Pogba është i lënduar; ai nuk mund të luajë nesër dhe për lëndimin e tij nuk mund të shpresoj ashtu siç pres për Jonesin ose Valencian, të cilët mund të stërviten dhe pres përgjigje pozitive”, ka thënë Mourinho.

“Pra nuk flas për lëndimet afatgjate – Zlatan Ibrahimoviq, Paul Pogba e Marcos Rojo – Nuk flas për ata”, ka shtuar ai.